Peter Galison

Peter Galison në vitin 2007

Peter Louis Galison (lindur 1955, New York), është një profesor i filozofisë së shkencës në Universitetin Joseph Pelegrino dhe profesor fizike në Universitetin e Harvardit. Ai ka marrë Ph.D. nga Universiteti i Harvardit si në Fizikë ashtu edhe në Historinë e Shkencës në vitin 1983.

Ndër botimet e tija janë: Image and Logic: A Material Culture of Microphysics (1997) dhe Einstein's Clocks, Poincaré's Maps: Empires of Time. Libri i tij më i fundit (2007), në bashkëautorësi me Lorraine Daston, titullohet Objectivity.

Përpara se të shkonte në Harvard, Galisoni dha mësim për disa vite në Universitetin e Stanfordit, ku ishte profesor i Historisë, Filozofisë dhe Fizikës. Ai konsiderohet pjesë e filozofisë së shkencës së Shkollës së Stanfordit së bashku me Ian Hacking, John Dupre dhe Nancy Cartwright.

Galisoni është pjesë e bordit editorial të Critical Inquiry.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search